Çarshia e Vjetër e Shkupit me imazh të ri

Shkupi

Çarshia e Vjetër e Shkupit me imazh të ri

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Bankës Botërore, përmes projektit “Zbukurimi i Çarshisë së Vjetër”, rruga “Bitpazarska” dhe vitrinat e 39 dyqaneve u restauruan pa cënuar autenticiteti i çarshisë.

Në kuadër të projektit, janë ndërruar dritaret dhe dyert e dyqaneve, kurse kalldrëmi në rrugën Bitpazarska u restaurua, u vendosën shenja rrugore turistike, me të cilat u përmirësuan kushtet e punës së zejtarëve dhe në të njëjtën kohë krijuan kushte për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit.

“Duke marrë parasysh që fasada dhe vitrinat e shumë dyqaneve dhe kalldrëmeve ishin të vjetruara ose vitrinat e dyqaneve u zëvendësuan me material tjetër i cili prishte strukturën autentike të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, përmes këtij projekti u përpoqëm të restauronim pa shkatërruar asnjë pikë të vetme nga fakti që Çarshia e Vjetër e Shkupit reflekton nga aspekt i trashëgimisë, kulturës ose aspekti turistik”, tha kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Sipas ambasadorit të BE-së David geer, Çarshia e Vjetër e Shkupit nuk është vetëm një nga vendet më të rëndësishme historike në vend, por gjithashtu një nga çarshitë e vjetra osmane të ruajtura më mirë.

Nga Qeveria paralajmëruan se mbështetja për Çarshinë e Vjetër të Shkupit do të vazhdojë në të ardhmen.

“Bëhet fjalë për një vend unik që i jep bukuri të veçantë Shkupit i kategorizuar si vend turistik i kategorisë së lartë. Me trashëgiminë e tij kulturore, historike dhe shpirtërore nga shekulli i 12-të, Çarshia e Vjetër i Shkupit është një potencial i madh turistik për zhvillimin si për komunën e Çairit ashtu edhe për Qytetin e Shkupit. Është vend i pazakontë dhe tërheqës. Çarshia e Vjetër i Shkupit ka një potencial të madh ekonomik dhe kulturor dhe nëse duam ta bëjmë atë vend ku do të shkëmbehen ide dhe mallra, ne jemi të detyruar të krijojmë kushte dhe të mbrojmë pamjen kulturore dhe autentike”, tha Bytyqi.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi beson se nisma dhe projekte të tilla janë të nevojshme për zhvillim më të madh të turizmit në vend.

“Ky vit do të jetë vit rekord për sa i përket tërheqjes së turistëve dhe numrit të bujtjeve, por për shkak të pandemisë nuk duhet të qëndrojmë bosh, por të punojmë dhe zbatojmë nisma të tilla për të kthyer turistët”, tha Bekteshi.

Projekti u realizua brenda Programit të konkurrencës lokale dhe rajonale, i cili financohet bashkërisht nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria dhe administrohet nga Banka Botërore. Qëllimi kryesor është bashkimi i turizmit dhe ekonomisë, ndërsa promovon trashëgiminë natyrore dhe kulturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat