Turizmi në Çarshinë e Shkupit, përmbyllet projekti për revitalizim

Shkupi

Turizmi në Çarshinë e Shkupit, përmbyllet projekti për revitalizim

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 16:47
Turizmi në Çarshinë e Shkupit, përmbyllet projekti për revitalizim

Kryetari i Komunës së Çairit, sëbashku me ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi, zëvëndëskryeminisrin Fatmir Bytyqi dhe ambasadorin David Gare kanë  promovuar projektin e restaurimit të Çarshis së vjetër në Shkup. Projekti ka përfshirë renovimin e lokalëve, investim në infrastrukturë por duke ruajtur autenticitetin dhe trashëgiminë kulturore të Çarshisë. Investimi ka për qëllim rritjen e turizmit në këtë pjesë të Shkupit.

Visar Ganiu, kryetar i komuës së Cairit

“Aktivitetet kryesore që ka përfshirë projekti  në fjalë janë: restaurimi i kalldërmës në rrugën bit pazarska rreth 1200m2, ruajtja dhe restaurimi i vitrinave frontale të 39 duqanëve, instalimi i soft verit gis për hyrje cloud dhe punimi i një vetaplikacioni per promovimin dixhital të turizmit ne Çarshinë e vjetër, si dhe instalimi i sinjalizimit turisik rrugorë. Kjo duke pasur parasysh faktin se fasadat dhe virinat e një numri të madh duqanesh dhe kalldërmash ishin vjetruar ose zëvendësuar me materijale të tjera”

 Ambasadori i BE-së theksoi se Bashkimi Evropian do të ndihmojë në  50 projekte në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai shton se siguria dhe respekti për trashigimin është e domosdoeshme dhe   qëllimi kryesor i këtij projekti është ruajtja e shumë monumenteve historike.

Devid Gir,ambasador i BE-së

“Përkrahja që e jep Bashkimi Evropian për Çarshinë e Vjetër ka për qëllim për të ruajtur atmosferën unikale dhe bukurin arhitektonike të këtij lokacioni, në të njejtën kohë edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut por edhe për vizitorët. Udhëzuesi  “lonly planet” apo planeti i vetmuar ka numëruar Republikën e Maqedonis së Veriut në mesin e top 10 vendeve të cilat duhet vizituar në vitin 2020”.

Dy funksionarët e Qeverisë, zëvëndës kryemnistri Fatmir Bytyqi dhe ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi  u zotuan që Qeveria do të vazhdojë të mbështës turizmin dhe zhvillimin e kapaciteteve turistike. Përveç investimeve në objekte, me pakon e katërt ekonomike do të subvencionohen edhe zejtarët që operojnë në kuadër të Çarshisë.

Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër

“Si Qeveri premtojmë se do të vazhdojmë të mbështesim Çarshin dhe zejtarët qe punojnë në të por jo vetëm në Çarshi. Përmes projektit për konkurencën lokale dhe rajonale jemi duke punuar në mënyrë  aktive në zhvillimin e disa vendeve turistike në të gjithë Maqedoninë e Veriut gjë që e bënë vendin tonë destiancion më tërheqës për vizitorët vendas e veçanërisht  ata të huajt”.

Kreshnik Bekteshi, ministëer i ekonimosë

“Në kuadër të pakos së 4 katër të masave ekonomike, pra kemi rritur edhe ndihmën për sektorin e zejtarisë në Maqedonin e Veriut, e në veçanti ndihmën për mikrokompanitë të cilët janë në kuadër të Çarshisë së vjetër të Shkupit. Këtë e bëjmë për shkak se, përveç rregullimit të infrastrukturës me siguri që është obligim i Qeverisë që të investojë edhe në rritjen e kapaciteteve të atyre duqanxhive që punojnë dhe funksionojnë në kuadër të kësaj Çarshie”

Promovimi i turizimit të Çarshisë në Komunën e Çairit, është mbështetur nga Qeveria, Banka Botërore dhe Bashkimi Evropian në kuadër të projketit për konkurencë rajonale dhe lokale. Të gjitha nën projektet në kuadër të këtij projekti do të peshojnë rreth 18 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat