Ngritet procedurë hetimore kundër një personi nga Shkupi, dyshohet për të shtëna

Shkupi

Ngritet procedurë hetimore kundër një personi nga Shkupi, dyshohet për të shtëna

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Prokuroria themelore publike Shkup solli urdhër për zbatim të procedurës hetimore ndaj shkupjanit 24-vjeçar, i cili në mënyrë të paautorizuar në shtëpinë e tij në rrugën “Bozin Stojkov” ka mbajtur armë zjarri e cila është e ndaluar për qytetarët – pistoletë automatike “Shkorpion” me të cilën u furnizua nga fundi i vitit 2019, ndërsa më 2 nëntor, në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup, me të qëlloi me disa plumba ndaj një personi, duke i dëmtuar me atë rast tre automjete të parkuara.

“Meqenëse ekzistojnë rrethana të cilat udhëzojnë për rrezik nga ikja, mundësia për të ndikuar ndaj dëshmitarëve apo për ta përsëritur veprën, prokurori kompetent publik i parashtroi gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore penale Shkup propozim për përcaktim të masës së paraburgimit për personin e dyshuar”, informojnë nga PTHP.

Kundër personit ekziston dyshim i bazuar se ka kryer vepër penale – Përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar me armë apo materie shpërthyese sipas nenit 396 paragrafi 2 nga Kodi penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat