Në qendrën për Covid në Shkup janë shtruar 41 pacientë, ndërsa janë shëruar 35 pacientë

Shkupi

Në qendrën për Covid në Shkup janë shtruar 41 pacientë, ndërsa janë shëruar 35 pacientë

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 12:33
Ilustrim

Në 24 orët e kaluara, 41 pacientë të rinj u shtruan në spital në Qendrat për Covid në Shkup për shkak të ndërlikimeve nga coronavirusi. U raportuan 35 pacientë të shëruar dhe u larguan në shtëpi. Një total prej 393 pacientësh, të dyshuar dhe të konfirmuar për KOVID-19 po trajtohen në departamentet infektive të kryeqytetit.

“Në 24 orët e fundit, kishte gjithsej 10 pranime në klinikat e interne, tre prej të cilëve u shtruan në spital në Institutin për Sëmundjet e Mushkërive dhe shtatë pacientë u pranuan në Qendrën Covid të Klinikës së Neurologjisë. Në 24 orët e kaluara, Klinika për Sëmundjet Infektive kishte 21 pranime dhe 10 pacientë të rinj u pranuan në Qendrën Covid në spitalin “8 Shtatori”.
Qendrat raportuan 35 pacientë të shëruar.

Klinika e Dermatologjisë në Qendrën Covid aktualisht po trajton 24 pacientë, Klinika e Neurologjisë 34 pacientë, ndërsa Instituti për TBC janë pranuar 53 pacientë të dyshuar dhe pozitivë për COVID-19. Janë 79 pacientë në spitalin “8 Shtatori”, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive janë 163 pacientë, ndërsa Instituti për Sëmundjet e Mushkërive te Fëmijëve Kozle ka 41 pacientë, nga të cilët 12 janë fëmijë dhe 28 të rritur.

Gjthësej 393 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për COVID-19 po trajtohen në departamentet e sëmundjeve infektive në spitalet në kryeqytet. Shumë prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit”, thuhet në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Përkundër numrit të madh të pranimeve gjatë ditës së djeshme, thuhet në raport, aktualisht ka mjaft vende të lira në qendrat për Covid të klinikave të interne dhe pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të shëruar, vendet shtesë të lirohen në Klinikën për Sëmundjet Infektive dhe spitalin “8 Shtatori”. Pritet që qendrat e reja për Covid të Klinikës për Nefrologji dhe Klinikës për Gastroenterohepatologji të fillojnë të punojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat