Ambasada Amerikane ndihmon Klinikën për Hematologji në Shkup

Shkupi

Ambasada Amerikane ndihmon Klinikën për Hematologji në Shkup

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 21:26
Foto Ilustrim

Ambasadorja amerikane Kate Marie Byrnes vizitoi Klinikën e Hematologjisë bashkë me ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe.

Ambasada Amerikane do të mbështes financiarisht zgjerimin e kapacitetit për hospitalizimin e pacientëve në Klinikën universitare për hematologji në Shkup.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar që kur kemi filluar të flasim për këtë projekt. Maqedonia e Veriut u bë pjesë e NATO-s, ne u bëmë aleatë, mori një ftesë nga BE për të filluar procesin e pranimit dhe ndodhi pandemia e Covid-19. Ajo që nuk ka ndryshuar gjatë gjithë këtyre viteve është angazhimi i Shteteve të Bashkuara për të punuar me Maqedoninë për të përmirësuar sistemin shëndetësor. Jam e lumtur që ky bashkëpunim po zhvillohet”, tha Byrnes – Ambasadore e SHBA-ve.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se miqtë e mirë shihen në ditët e vështira, dhe se këtë gjë e kanë treguar më së miri Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kjo është një provë tjetër që miqtë dhe partnerët duhet të jenë këtu dhe të gjejnë njëri-tjetrin kur është më e nevojshme dhe Shtetet e Bashkuara kanë provuar se një partneritet strategjik ia vlen kur miqtë janë këtu për të ndihmuar dhe për ta gjetur veten duke kapërcyer momente të vështira sidomos një krizë e tillë e cila është një krizë në të gjithë botën”, u shpreh Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë

Vlera e këtij projekti do të kushtoj 800 mijë dollarë nga Komanda evropiane të Armatës së SHBA-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat