Aksident në Shkup, përfshihet edhe një automjet i ndihmës së shpejtë

Shkupi

Aksident në Shkup, përfshihet edhe një automjet i ndihmës së shpejtë

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në bulevardin “Aradhat Partizane” në Shkup.

Në aksident kanë marrë pjesë një automjet i ndihmës së shpejtë të spitalit privat “Neuromedika”, që ka bartur pacientë dhe një makinë e tipit “Mercedes”.

Sipas informacioneve të para, në aksident janë lënduar një këmbësor, shoferi i makinës “Mercedes” dhe pacientë që ka qenë në automjetin e ndihmës së shpejtë.

Pritet që MPB të jep më shumë detaje gjatë ditës së sotme për këtë aksident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat