Shkupi me mbi 9 mijë raste aktive me COVID-19

Shkupi

Shkupi me mbi 9 mijë raste aktive me COVID-19

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Shkup janë regjistruar 627 raste të reja me coronavirus që është rekord i ri deri më tani. Autoritetet shëndetësore njoftuan se për të njëjtën periudhë gjashtë persona nga Shkupi kanë humbur jetën.

Gjithsej 398 pacientë nga Shkupi janë shëruar ndërsa numri i rasteve aktive në Shkup mbetet 9.059 që është më i larti deri më tani

Pesë komuna në Shkup janë me mbi raste aktive, ndërsa Komuna e Aerodromit që me muaj ishte komuna me më së shumti raste aktive në Shkup tani radhitet në vend të dytë ndërsa në vend të parë është Gazi Baba.

Momentalisht në Gazi Babë ka 1.323 raste aktive, Aerodrom 1.318, Karposh 1.160, Komuna Qendër 1.105 dhe Kisella Voda 1.109.

Çairi ka 565 raste aktive, Gjorçe Petrovi 742, Butelli 477, Shuto Orizareja 153, Studeniçani 41, Saraj 129, Haraçina 32, Ilindeni 226, Sopishte 61, Çuçer Sandeva 101, Petroveci 111 dhe Zelenikova 60.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat