Pesë komuna në Shkup me mbi një mijë të infektuar me COVID-19

Shkupi

Pesë komuna në Shkup me mbi një mijë të infektuar me COVID-19

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 19:51
Foto Ilustrim

Siç njoftuan autoritetet shëndetësore, në Shkup gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 572 raste të reja me coronaviurs. Momentalisht në Shkup ka 9.479 raste aktive që është edhe numri më i lartë i arritur ndonjëherë.

Po ashtu gjatë këtyre 24 orëve janë regjistruar tetë vdekje nga Shkupi dhe 150 janë shëruar.

Sipas komunave, 5 komuna në Shkup kanë mbi 1 mijë raste aktive edhe atë: Gazi Baba me 1.375 raste aktive, Aerodrom 1.382, Karposh 1.199, Komuna Qendër 1.157 dhe Kisella Voda 1.154.

Çairi ka 590 raste aktive, Gjorçe Petrovi 779, Butelli 513, Shuto Orizareja 166, Studeniçanim Saraj 136, Haraçina 33, Ilindeni 238, Sopishte 63, Çuçer Sandeva 106, Petroveci 116 dhe Zelenikova 65.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat