Tre persona merren në pyetje për të shtënat në Çair të Shkupit

Shkupi

Tre persona merren në pyetje për të shtënat në Çair të Shkupit

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Policia ka marrë në pyetje tre persona për të shtënat që ndodhën mbrëmë në rrugën ‘Cvetan Dimov” në Shkup.

Nga policia kanë treguar se çfarë u është gjetur në vendngjarje.

Ata thonë se në vendngjarje janë gjetur gjashtë gëzhoja dhe një plumb i pa përdorur.

Nuk ka persona të lënduar, ndërsa për shkak të incidentit mbrëmë, rruga ‘Cvetan Dimov’ ishte e bllokuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat