Bastisje në Gërçec të Shkupi, arrestohet 40-vjeçari

Shkupi

Bastisje në Gërçec të Shkupi, arrestohet 40-vjeçari

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 13:36
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje pasdite, respektivisht prej orës 16:00 deri në ora 17:15 me urdhër paraprak të gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e 40-vjeçarit AA nga fshati Gërçec i Shkupit.

40-vjeçari dyshohet se në fillim të muajit nëntor ka kryer grabitje në një shtëpi në rrugën “Lluka Gerov” në Shkup.

A.A. dyshohet se ka vjedhur arë, para dhe gjësende të tjera.

MPB njofton se A.A. është arrestuar ndërsa kundër tij po përgatitet padi penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat