Janë arrestuar 97 shtetas të huaj të cilët kanë punuar të paparaqitur dhe pa qëndrim të rregulluar në objekte në Shkup

Shkupi

Janë arrestuar 97 shtetas të huaj të cilët kanë punuar të paparaqitur dhe pa qëndrim të rregulluar në objekte në Shkup

Më: 23 janar 2021 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Nëpunës policorë nga Qendra rajonale për punë kufitare Veri pranë MPB-së kanë realizuar kontroll në objekte ndërtimi të një firme nga Republika e Turqisë midis bul.”Cirili dhe Metodi” dhe rr.”Jordan Mijallkov” për shkak të dyshimit se disa shtetas të huaj të paparaqitur punojnë në ato objekte dhe ilegalisht qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Madje, në objekte janë gjetur 97 shtetas të huaj të cilët nuk kanë qëndrim të rregulluar dhe të cilët punojnë të paparaqitur, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB-ja njoftojnë se personat janë arrestuar dhe pas dokumentimit tlë plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohen kallëzine adekuate.

Gjithashtu, siç theksuan nga MPB-ja, kallëzime adekuate do të dorëzohen edhe kundër firmës, si dhe kundër 15 firmave tjera-nënkontraktorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat