Gjobiten 219 vozitës në Shkup, 12 kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit

Shkupi

Gjobiten 219 vozitës në Shkup, 12 kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (08.02.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.

Nga MPB thonë se vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 219 gjoba: prej tyre 12 për vozitësit të cilët kanë drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur, 22 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 gjoba për makina të teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

“Janë shqiptuar edhe 12 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 5 për kalim në të kuqe në semaforë. I lartë është edhe numri i atyre që nuk kanë tejkaluar shpejtësinë, 22 gjithsejtë, 5 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 73 gjoba për parkim të parregullt”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ata bëjnë thirrje për kujdes më të madh në trafik, gjë që sipas MPB-së do të ndikoj në rritjen e sigurisë në komunikacion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat