Shkup: 290 gjoba për shkelje në trafik, 30 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Shkup: 290 gjoba për shkelje në trafik, 30 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme (09.02.2021) vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar 290 shkelje në trafik.

Nga MPB thonë se prej gjobave të shqiptuara, 25 kanë qenë për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 28 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.

MPB-ja ka shqiptuar edhe 9 gjoba për kalim në të kuqe në semafor, 30 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 77 për parkim të parregullt.

Janë gjobitur edh 21 këmbësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat