Gjoba për 183 shoferë dhe 30 këmbësorë në Shkup

Shkupi

Gjoba për 183 shoferë dhe 30 këmbësorë në Shkup

Më: 3 mars 2021 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (02.03.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.

Nga MPB thonë se vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 183 gjoba.

Prej të cilave: 29 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 për makina të paregjistruara ose teknikisht të parregullta.

“Janë shqiptuar edhe 30 gjoba për këmbësorët të cilët kanë shkelur rregullat në trafik, 7 gjoba të tjera për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për mosvënien e rripit të sigurisë, 7 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 50 gjoba për parkim të parregullt”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat