Vajza përpiqet të hidhet nga kati i pestë në Shkup, shpëtohet nga policia

Shkupi

Vajza përpiqet të hidhet nga kati i pestë në Shkup, shpëtohet nga policia

Më: 20 mars 2021 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Policia sot shpëtoi vajzën nga Karposhi i Shkupit e cila dëshironte të hidhet nga kati i pestë i banesës.

Nga Njësia kundër zjarrit Shkup njoftuan se rastin e kanë paraqitur fqinjët rreth orës 12:30 të cilët e kanë parë vajzën në ballkon gati për të kërcyer.

“Menjëherë arritën në vendngjarje dhe vendosëm dyshek sigurie nëse kërcen nga kati i pestë në mënyrë që të shpëtohet. Me urdhër të policisë ne u tërhoqëm dhe ekipet e tyre vepruan për shpëtim. Siç e patë, policët me litar hynë në pjesën e lartë dhe vajza u shpëtua”, tha komandanti i Njësisë kundër zjarrit Shkup, Vladimir Koçovski.

Nga MPB thonë se do të vërtetohen motivet dhe rrethanat që kanë çuar vajzën deri në përpjekje për vetëvrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat