Kallëzim penal kundër një personi në Shkup, dyshohet për falsifikim të testit PCR

Shkupi

Kallëzim penal kundër një personi në Shkup, dyshohet për falsifikim të testit PCR

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 18:04
Foto

Departamenti për Krime Ndërkufitare dhe Migrim në Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër A.J.(19).

Kjo për shkak të ekzistimit të të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim të dokumenteve”, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

Siç njoftojnë nga MPB, më 06.08.2021 në Kalimin Kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar të Shkupit”, personi i raportuar ka dorëzuar një test PCR negativ të falsifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat