130 shoferë gjobiten në Shkup, 28 prej tyre për tejkalim shpejtësie

Shkupi

130 shoferë gjobiten në Shkup, 28 prej tyre për tejkalim shpejtësie

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet në komunikacion.

Në Shkup janë shqiptuar gjithsej 130 masa, prej të cilave 28 janë për tejkalim shpejtësie dhe 20 për vozitje pa leje.

Po ashtu janë shqiptuar edhe katër dënime për vozitje nën ndikimin e alkoolit, gjashtë dënime për përdorim të telefonit, dy për kalim në të kuqe, 14 për mosregjistrim dhe 47 për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat