Paraburgim për shkupjanin për posedim të armës

Shkupi

Paraburgim për shkupjanin për posedim të armës

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike dha urdhër për zbatimin e masave hetimore kundër shkupjanit 35 vjet për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale posedim të armës.

Siç njoftuan nga Prokuroria, gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur armë të cilën pa leje e ka mbajtur.

Arma është pushkë automatike të kalibrit 9.62 x 39mm “Kallashnikov” me dy korniza dhe 41 plumba.

Për shkak të rrezikut nga arratia, Prokurori Publike në procedurë paraprake propozoi masën e paraburgimin për të dyshuarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat