Në Shkup 138 gjoba në komunikacion

Shkupi

Në Shkup 138 gjoba në komunikacion

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 138 masa, prej të cilave 36 janë për tejkalim shpejtësie, 9 për vozitje pa leje, gjashtë për mosregjistrim të automjetit dhe dy për kalim në të kuqe”, thonë nga SPB Shkup.

Ata shtojnë se po ashtu janë gjobitur gjashtë persona për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 10 për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe 46 për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat