Afro 200 gjoba në Shkup për shkelje të rregullave në trafik

Shkupi

Afro 200 gjoba në Shkup për shkelje të rregullave në trafik

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 10:36
Foto Ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (10.10.2021) vetëm në territorin e Shkupit ka sanksionuar gjithsejtë 197 vozitës.

Prej të cilëve 53 për tejkalim të shpejtësisë, 29 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 14 për ngasje në gjendje të dehur, 6 gjoba u shqiptuan për vetura të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.

Janë shqiptuar edhe 6 gjoba për përdorim të telefonit.

 7 për vozitës fillestar, 9 për kalim në të kuqe në semafor dhe 32 për parkim të parregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat