MPB vazhdon me kontrollet e përforcuara, gjoba për 196 shoferë në Shkup

Shkupi

MPB vazhdon me kontrollet e përforcuara, gjoba për 196 shoferë në Shkup

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 11:19
Foto Ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme, në zbatimin e kontrollit në territorin e shtetit, janë sanksionuar 196 shoferë për drejtim të shpejtë të automjetit.

Prej tyre, 14 shoferë kanë lëvizur me një shpejtësi mbi 50 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar, ndërsa tri automjete kanë lëvizur me madje mbi 70 kilometra më shumë nga shpejtësia e lejuar.

Në këtë rast, 85 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 111 jashtë vendbanimi.

“Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat