Gjenden 13 emigrantë nga Siria në Shkup

Shkupi

Gjenden 13 emigrantë nga Siria në Shkup

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga MPB, janë gjetur 13 emigrantë nga Siria në autostradën Gjevgjeli Shkup në automjet “BMW” me tabela të Shkupit.

Sipas policisë, mbrëmë pas mesnatës, policët në Bogorodicë kanë privuar nga liria D.J (24) dhe Gj.B (21) nga Bogdanci për shkak se në automjetin që e ka drejtuar D.J dhe bashkudhëtar ka qenë Gj.B janë gjetur 13 emigrantë nga Siria.

Emigrantët janë dërguar në Qendrën transitore në Gjevgjeli.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngritet kallëzim penal për trafikim me njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat