Shkup: Arrestohet një person për kontrabandë me emigrantë

Shkupi

Shkup: Arrestohet një person për kontrabandë me emigrantë

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

MPB informon se sot (05.11.2021) në ora 14.20 në rrugën lokale nga fshatrat e Shkupit Koliçan i poshtëm – Koliçan i epërm, zyrtarë policorë nga ekipi operativ, në SPB Shkup, me urdhër të gjykatës, kanë arrestuar E.T. (30) nga fshati Koliçan i poshtëm.

Nga MPB thonë se ndaj tij është lëshuar urdhër-arresti qendror për vuajtjen e masës së paraburgimit.

Për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale të “kontrabandës me migrantë”.

Personi do të dërgohet në institucion ndëshkues-përmirësues për vuajtjen e masës së paraburgimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat