Të enjten fluturojnë mbi Shkup avionët F-16 të NATO-s

Shkupi

Të enjten fluturojnë mbi Shkup avionët F-16 të NATO-s

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Të enjten në Aeroportin e Shkupit dhe në hapësirën ajrore mbi kryeqytet, do të organizohen aktivitet për të demonstruar mënyrën e zbatimit të misionit të NATO-s për patrullim ajror mbi Maqedoninë e Veriut.

Gjatë këtij aktiviteti, publiku mund të njoftohet dhe të jetë dëshmitar i mënyrës se si zbatohet patrullimi ajror.

Dhe po ashtu të njoftohet me avionët ushtarak të NATO-s si F-16 dhe AVAKS.

Me këtë ngjarje, do të shënohet edhe përfshirja e hapësirës ajrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në sistemin e NATO-s për patrullim ajror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat