MPB: Gjoba 218 vozitësve në Shkup, 53 në gjendje të dehur

Shkupi

MPB: Gjoba 218 vozitësve në Shkup, 53 në gjendje të dehur

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 10:30
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), në kuadër të kontrolleve të intensifikuara në fushën e komunikacionit, dje në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 218 gjoba.

Prej tyre 53 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 22 për drejtim mjeti pa patentë shoferi dhe 20 për drejtim mjeti për tejkalim shpejtësie.

Janë shqiptuar 10 masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, 14 sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, 11 masa për shofer fillestar, 9 për përdorim të celularit, njofton MPB.

MPB njofton se kontrollet e intensifikuara të veprimit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat