Policia konfiskon pesë kilogramë heroinë me vlerë 200 mijë euro

Shkupi

Policia konfiskon pesë kilogramë heroinë me vlerë 200 mijë euro

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 13:42
Ilustrim

Mbrëmë (24.12.2021) zyrtarë policorë të Departamentit të Policisë Kriminale në rr. Bosnja dhe Hercegovina në Shkup ka ndaluar shtetasin A.O. (37) nga Gostivari.

Këtij shtetasi i janë gjetur rreth pesë kilogramë heroinë në vlerë rreth 200 mijë euro, të cilën e mbante në një çantë shpine.

Nga kontrolli në çantën e shpinës u gjet heroina, e cila ishte e paketuar në nëntë pako.

A.O. është privuar nga liria dhe gjatë ditës në ZPP-në kompetente Shkup do t’i drejtohet kallëzimi përkatës penal për vepër penale nga neni 215, ndërsa droga është konfiskuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat