MSh: Është parandaluar shpërthim në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup

Shkupi

MSh: Është parandaluar shpërthim në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 00:08
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informoi se sonte në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup, një pacient i vendosur në dhomën për mbështetje të oksigjenit, ka nxjerrë maskën përmes së cilës ka marrë oksigjen dhe ka ndezur një cigare.

“Për shkak të fluksit të oksigjenit në dhomë ka rënë zjarr dhe pacienti ka pësuar djegie të lehta në fytyrë dhe gjoks.  Stafi mjekësor kujdestar ka reaguar me shpejtësi, furnizimi me oksigjen është ndërprerë në kohë, gjë që ka parandaluar shpërthimin”, u bë e ditur në njoftimin e Ministrisë.

Nga MSh shtuan se Klinika ka paraqitur rastin në polici, ndërsa pacienti i lënduar që ka shkaktuar zjarrin nuk ka lëndime në rrezik për jetën.

“Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa nga dhoma e spitalit është dëmtuar një pjesë e vogël e dyshemesë”, u bë e ditur në njoftimin e MSh-së, shkruan TV21.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat