Arrestohet një person në Shkup, kërkohej me fletarrest

Shkupi

Arrestohet një person në Shkup, kërkohej me fletarrest

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se këtë mëngjes ka arrestuar 25 vjeçarin R.J i cili është kërkuar me flet arrest.

“Në orën 08:30 në lagjen Dizhon, pjesëtarë të Njësisë policore për intervenime pranë SPB Shkup e kanë arrestuar personin R.J (25) nga Shkupi.

Kundër tij është lëshuar urdhër arrest për vuajtjen e dënimit prej pesë viteve e gjysmë.

Personi do të dërgohet në burg për të vuajtur dënimin”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat