Shkupi: Për vitin e ardhshëm janë ndarë shuma rekorde mjetesh buxhetore për subvencione për kondicionerë inverter

Shkupi

Shkupi: Për vitin e ardhshëm janë ndarë shuma rekorde mjetesh buxhetore për subvencione për kondicionerë inverter

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Bashkia e Shkupit njoftoi se për vitin 2022 janë ndarë 24 milionë denarë për subvencione për vitin 2022 për blerjen e kondicionerëve inventer.

Sipas tyre, kjo është shuma më e madhe e mjeteve që janë ndarë në vitet e kaluara.

“Bashkia e Shkupit nga mjetet e veta buxhetore këtë vit ndan 24 milionë denarë rekord për subvencione për blerjen e kondicionerëve inverter, për ndryshim nga dy vitet e mëparshme, kur në buxhetin për këtë masë nuk kishte fare mjete të Qytetit të Shkupit, gjegjësisht paratë për subvencione u siguruan nga Qeveria”, thuhet në njoftimin e tyre.

Nga Bashkia e Shkupit njoftojnë se për herë të fundit për këtë pikë bashkia ka ndarë 20 milionë denarë në vitin 2019, ndërsa shuma e ndarë në vitin 2018 ka qenë 10 milionë denarë.

“Në katër vite të udhëheqjes së Bashkisë së Shkupit nga ish-kryetari Petre Shilegov për subvencione për kondicionerë inverter nga paratë e Qytetit janë ndarë gjithsej 30 milionë denarë, ndërsa tani vetëm për vitin 2022 janë parashikuar 24 milionë denarë”, thuhet në fund të njoftimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat