Arrestohet një person nga Shkupi për katër vjedhje

Shkupi

Arrestohet një person nga Shkupi për katër vjedhje

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Zyrtarët policorë të Bit Pazarit dhe Qendrës privuan nga liria F.M (31) nga Shkupi i cili dyshohet se gjatë këtyre ditëve ka kryer katër vepra penale “vjedhje të rënda”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se vjedhjet kanë ndodhur në barnatore në tre objekte në rrugën “Orce Nikollov” dhe “Mitropolit Teodosij Gollaganov” si dhe sheshi “Maqedonia”.

Nga Ministria e punëve të Brendshme po ashtu theksojnë se nga barnatoret F.M ka marë para dhe gjësende, ndërsa në njërën barnatore ka pasur vetëm përpjekje për vjedhje.

“Në bisedë me policët ai ka pranuar veprat. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim penale”, thuhet në fund të komunikatës së MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat