Disa fshatra rreth Shkupit problem me rrymën! EVN: Është rezultat i mbingarkesës nga shfrytëzues ilegal

Shkupi

Disa fshatra rreth Shkupit problem me rrymën! EVN: Është rezultat i mbingarkesës nga shfrytëzues ilegal

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Ja shikoni, me konektor, i ndërroj fazat 100 herë.

Për çdo vjet kemi probleme, sidomos dimrit, mirëpo tani prej 3 javësh.

Zyber Zyberi është mjek në fshatin Llaskarcë.

Problemet me rrymën elektrike, po ia vështirësojnë punën.

“Vitin e kaluar i njëjti problem. Na u dogjën dy kompjuterë. Këtë vit njëjtë është, i njëjti avaz vazhdon. Para 10 dite na u dogj printeri edhe hidrofori i ujit”, tha Zyber Zyberi – mjek.

Për momentin ka rrymë, por thotë se në çdo kohë mund të ndalet dhe kështu po u ndodh shpesh sidomos 3 javët e fundit. Pa rrymë elektrike thotë se nuk mund të shkruaj as recetë.

“Nuk mund të funksionosh pa rrymë elektrike, nuk mund të funksionosh në shtëpi e jo në ambulantë pa rrymë elektrike. Çdo punë që kryejmë ne nuk kryhen si përpara të shkruajmë receta me dorë, udhëzime me dor,ë por gjithçka është në mënyrë elektronike”, shtoi mjeku Zyber Zyberi.

Edhe një banor tjetër i fshatit Laskarcë thotë se kanë qëndruar në terr, e netët i kanë kaluar me dritën e qiririt. Në fshat kur nuk ka rrymë elektrike gjithashtu nuk ka as ujë për pije.

“Tre ditë me rrathë nuk kemi pasur rrymë një lini nuk ka pasur hiq, mbrëma ka ardhur”, shtoi një banor i Llaskarcës.

Nga EVN për TV21 thonë në fshatin Laskarcë është sanuar dëmi ndërsa defektet kanë ardhur si rezultat i rritjes se konsumit, si për shkak të temperaturave të ulëta, ashtu edhe për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të banorëve në fshat.

“Në fshatin Llaskarcë veçmë janë sanuar defektet dhe konsumatorët kanë furnizim të normalizuar me energji elektrike. Këta defekte kanë ndodhur si rezultat i rritjes se konsumit si për shkak të temperaturave të ulëta, ashtu edhe për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të banorëve në fshat. Përkatësisht, gjatë periudhës së festave shumë banorë janë kthyer nga mërgata dhe konsumi është rritur në mënyrë të konsiderueshme”, deklarojnë nga EVN-ja.

Nuk është vetëm Llaskarca. Kondova, Studeniçani, Luboteni, Gërçeci, Krushopeku, janë vetëm disa prej fshatrave që janë ankuar për mos pasje të rrymës, ndërsa nga EVN thonë se defektet të cilat po ndodhin gjatë ditëve të fundit në disa fshatra të Shkupit janë kryesisht rezultat i mbingarkesës së rrjetit nga ana e banorëve të cilët ilegalisht dhe në mënyrë të pakontrolluar shfrytëzojnë energji elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat