Për herë të në Shkup nuk kishte fishekzjarrë për vit të ri

Shkupi

Për herë të në Shkup nuk kishte fishekzjarrë për vit të ri

Më: 1 janar 2022 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Vitin 2022 kryeqyteti i Maqedonisë e priti pa fishekzjarr, por me performanca të artistëve të estradës. Për festën e fundvitit në sheshin “Maqedonia” performuan grupet Puka Kozmetika, DNK, Nokaut, këngëtarët e muzikës folk Naum Petreski dhe Zuica Llazova, si dhe Dj Sllave.

Festa nuk mungoi as në Manastir ku u mbajt koncert i Orkestrës Kamertale, i cili e përcjell historinë më të bukur muzikore e dimërore. Përveç Orkestrës Kamertale, nata e fundvitit ishte pasuruar edhe me paraqitjen e DJ Flor dhe shou me fishekzjarrë.

Disa mijëra qytetarë të Ohrit, si dhe mysafirë të cilët vendosën që festat e fundvitit t’i kalojnë në vendin tonë më të njohur turistik, mbrëmë me festën në Sheshin e Qytetit i thanë lamtumirë vitit 2021 dhe e pritën 2022-tën.

Për disponimin e tyre të mirë u kujdesën artistët dhe grupet lokale – Le trik, Bekdor-Bend, Kameleon, Urban Planet, Gjoko Taneski dhe Tatijana Stefanoska. Mysafire speciale ishte Verica Risteska, kurse performaca muzikore patën edhe Dj Fejs dhe Gec bashkë me Jana Slej. Temperaturat e larta, që janë të pazakonshme për këtë periudhë të vitit, “mbushi” edhe tarracat e kafeneve në Sheshin e Ohrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat