Uji në Shkup i sigurt për pije

Shkupi

Uji në Shkup i sigurt për pije

Më: 3 janar 2022 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Uji i pijshëm në qytetin e Shkupit është i sigurt për t’u pirë, tregojnë rezultatet e analizave të mostrave të marra nga 39 pika matëse.

“Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 27.12.2021 deri më 31.12.2021 ka marrë 182 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 182 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 39 pika matëse në qytetin e Shkupit.

Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm”, thuhet në kumtesën e sotme nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” – Shkup.

Prej kësaj Ndërmarrje Publike, për t’i informuar sa më mirë qytetarët e qytetit të Shkupit, publikon raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e bëra në Sektorin për kontroll sanitar, i cili në fakt është laboratori i parë në vendi që akrediton punën e tij sipas standardit ISO17025:2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat