Plaçkitet fëmija në Shkup, i vidhet celulari dhe portofoli

Shkupi

Plaçkitet fëmija në Shkup, i vidhet celulari dhe portofoli

Më: 3 janar 2022 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një vjedhje që ka ndodhur në ora 18:07 në Aerodrom të Shkupit.

Një fëmijë, duke u kërcënuar nga A.H.(25) dhe një fëmijë tjetër, është plaçkitur duke ia marrë celularin dhe portofolin.

Policia menjëherë ka ndërmarrë masa dhe plaçkitësit janë arrestuar në Stacionin Policor Bit Pazar.

Te njëri nga të arrestuarit është gjetur edhe celulari.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat