Gjobiten 141 shoferë në Shkup

Shkupi

Gjobiten 141 shoferë në Shkup

Më: 9 janar 2022 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit janë gjobitur 141 shoferë.

“47 për tejkalim të shpejtësisë, 17 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 për makina teknikisht të parregullta ose të paregjistruara”, njoftojnë nga MPB.

Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar dhe 9 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 6 për motoçiklistët, 4 për kalim në të kuqe në semaforë.

Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj edhe apelojnë për respektim të rregullave të komunikacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat