Shpërtheu zjarr në një parking në Shkup, digjen 3 vetura

Shkupi

Shpërtheu zjarr në një parking në Shkup, digjen 3 vetura

Më: 13 janar 2022 Në ora: 19:51
Ilustrim

Sot, pas mesnatës policia ka njoftuar se janë djegur tre vetura teksa kanë qenë të parkuara në parking në lagjen Aerodrom të Shkupit.

Veturat janë BMW në pronësi të R.M.(47) nga Shkupi, Ford Fiesta në pronësi të D.Gj.(67) nga Shkupi, të dyja me targa të Shkupit dhe Kia me targa të Kumanovës në pronësi të D.J.(60) nga Kriva Pallanka.

“Zjarri është shuar nga Brigada e kundërzjarrit, kurse persona të lënduar nuk ka.

Është kryer kontroll nga ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup”, qëndron mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat