Gavrill Bubevski zgjidhet shef i Prokurorisë së Shkupit

Shkupi

Gavrill Bubevski zgjidhet shef i Prokurorisë së Shkupit

Më: 18 janar 2022 Në ora: 13:06
Gavril Bubevski

Prokurori Gavril Bubevski sot është zgjedhur shef i Prokurorisë së Shkupit.

Në garë për këtë pozitë kanë qenë edhe prokurorët Ermon Neziri dhe Elizabeta Pavlovska, përcjell Telegrafi Maqedoni nga “Fokus”.

Bubevski është përmendur edhe si pasardhës i prokurorit republikan Ljubomir Joveski, i cili duhet të zgjedhet për gjykatës kushtetues.

Bubevski, i cili ka qenë edhe pjesë e ish-PSP-së, vjen në vend të Sasho Rajçevit, i i cili largohet pasi është zgjedhur prokuror i lartë publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat