Dy shkupjanë kapen me teste PCR të falsifikuara

Shkupi

Dy shkupjanë kapen me teste PCR të falsifikuara

Më: 18 janar 2022 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme, respektivisht rreth orës 22:50 në pikën kufitare “Tabanoc” janë kapur dy të rinj me teste të falsifikuara për Covid-19.

Nga MPB thonë se kundër tyre do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 378 dhe 206 të Kodit Penal.

“Janë kapur dy persona, T.H. (23) dhe T.H. (20), të dy nga Shkupi, të cilët gjatë kalimit kufitar, në kontroll në dalje të vendit kanë dorëzuar teste PCR të falsifikuara, për të cilat personat në fjalë në bisedë zyrtare kanë pranuar se i kanë bërë vetë.

Testet PCR janë konfiskuar nga zyrtarët policorë dhe personat e raportuar nuk janë lejuar të largohen nga vendi”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat