Shkup, 50-vjeçarja infektohet për herë të tretë me coronavirus

Shkupi

Shkup, 50-vjeçarja infektohet për herë të tretë me coronavirus

Më: 19 janar 2022 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Një grua 50-vjeçare nga Shkupi është infektuar për herë të tretë me coronavirus.

“Mendoj se gruaja i kapi të tri llojet e virusit. Ajo është testuar për simptoma, ndërsa testi PCR ka rezultuar pozitiv”, tha mjekja familjare Mira Atanasova për “Kanal5”.

Sipas mjekut, testi i gruas nuk ishte surprizë.

“Ajo kishte dhimbje koke, dhimbje të fytit, temperaturë të lehtë dhe lodhje të zakonshme”, tha doktoresha Atanasova.

Sipas të dhënave të ISHP-së në Shkup, gjithsej shtatë qytetarë deri më tani për herë të tretë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat