140 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Shkupi

140 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Më: 21 janar 2022 Në ora: 10:42
Ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 140 gjoba.

Nga MPB thonë se prej 140 gjobave, 14 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 13 për makina teknikisht të parregullta të transportit publik..

Nga MPB gjithashtu njoftojnë se janë gjobitur:

7 vozitës për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 7 për mosrespektim të përparësisë, 4 gjoba për vozitës fillestar dhe 3 për kalim në të kuqe në semafor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat