Caktohet 30 ditë paraburgim për shoferin i cili aksidentoi 24 vjeçaren në Shkup

Shkupi

Caktohet 30 ditë paraburgim për shoferin i cili aksidentoi 24 vjeçaren në Shkup

Më: 22 janar 2022 Në ora: 10:47
Ilustrim

Pas deklarimit të të dyshuarit në praninë e avokatit të tij në Prokurorinë Publike, gjykatësi në procedurë paraprake pranoi propozimin e prokurorit dhe të dyshuarit i caktoi masën e paraburgimit për 30 ditë për shkak të rrezikut nga arratia, ndikim te dëshmitarët de mundësi për ta përsëritur ngjarjen.

PTHP në procedurë paraprake mori vendim për caktimin e procedurës hetimore kundër një personi që dysoet se ka kryer veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion de mosdhënie të ndihmës personit të aksidentuar”.

Siç njoftojnë nga PTHP, i dyshuari ka drejtuar me automjetin “Citroen C4” nëpër bulevardin “Aradhat partizane” dhe për shkak se semaforët kanë punuar vetëm me ngjyrën e verdhë, ai ka vepruar në kundërshtim me ligjin de nuk ka pasur kujdes te këmbësorët.

Sipas prokurorisë ai ka lëvizur më shumë se 50 kilometra në orë dhe nuk ka mundur ta ndalë automjetin në kohë dhe ka goditur dy persona. Njëra ka humbur jetën ndërsa tjetri ka marrë lëndime të rënda trupore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat