Me gjysmëvjetorin e dytë, rikthehet edhe funksionimi normal i transportit publik në Shkup

Shkupi

Me gjysmëvjetorin e dytë, rikthehet edhe funksionimi normal i transportit publik në Shkup

Më: 31 janar 2022 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Transporti publik në Shkup prej nesër do të funksionojë sipas itinerarit javor dimëror.

Ndërsa sërish do të jenë falas biletat për nxënësit e shkollave të mesme.

Siç njoftojnë nga NTP, në periudhën e kaluar, gjatë pushimit të vazhduar dimëror, autobusët kanë qarkulluar me itinerar të reduktuar, praktikë e zakonshme gjatë pushimeve të nxënësve.

Itinerari i autobusëve në të gjitha linjat është në dispozicion në faqen e internetit të NTP Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat