Gjithsej 303 gjoba për kundërvajtje në komunikacion në Shkup

Shkupi

Gjithsej 303 gjoba për kundërvajtje në komunikacion në Shkup

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 303 masa prej të cilave 53 janë për tejkalim shpejtësie, 156 për kundërvajtje të këmbësorëve, 20 për vozitje pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu nga policia theksojnë se janë shqiptuar edhe 8 masa për mosregjistrim të automjeteve, 4 për shoferët fillimtarë, 3 për mosdhënie përparësie ndaj kalimtarëve dhe 58 për parkim jo të rregullt.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat