Arrestohet një 25-vjeçar në Shkup, kapet duke vjedhur

Shkupi

Arrestohet një 25-vjeçar në Shkup, kapet duke vjedhur

Më: 14 mars 2022 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Policia mbrëmë ka ndaluar një 25-vjeçar nga Shkupi, i cili është kapur duke vjedhur në rrethinën e Bit Pazarit.

Sipas informacioneve të MPB-së, O.M. duke përdorur forcë dhe mjete tjera, nga bodrumi i objektit ka marrë sende të ndryshme, duke fituar pasuri të kundërligjshme prej 58.500 denarë.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa sendet e vjedhura iu janë kthyer të dëmtuarve.

Nga MPB shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngriten parashtresat e duhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat