Aksident në Shkup, humb jetë një person

Shkupi

Aksident në Shkup, humb jetë një person

Më: 3 prill 2022 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Nga MPB njoftojnë se dje ka ndodhur një aksident i rëndë ku ka humbur jetën një person.

“Më datë 02.04.2022 në ora 05:50 është raportuar se në rrugën “Skupi” ka ndodhur një aksident në trafik

në mes të automjetit të pasagjerëve “Golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.O. (27) nga Shkupi dhe motoçikletës “Peugeot” me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.C.(30) nga Shkupi, pas së cilës automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes, por më vonë shoferi vetë është paraqitur në Stacionin Policor Bit Pazar.

Pas aksidentit G.C. dhe motoçiklisti M.GJ. (50) nga Shkupi janë transferuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku nga mjeku i G.C. i janë konstatuar lëndime të rënda trupore, kurse M.GJ. rreth orës 12:00 i ka ndërruar jetë nga plagër marra”, njoftojnë nga MPB./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat