Një shtetas turk ka ndërruar jetë në Shkup

Shkupi

Një shtetas turk ka ndërruar jetë në Shkup

Më: 3 prill 2022 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Një shtetas turk ka ndërruar jetë në klinikat e Shkupit.

R.E. (34) nga Shkupi ka raportuar dje se rreth orës 14:00 në Shkup në rr. “Radovan Kovaçeviq”, duke lëvizur me automjetin e tij, ka vërejtur dy persona të panjohur, njëri prej të cilëve kërkonte ndihmë, ndërsa tjetri ishte i lënduar.

Më pas R.E. i ka marrë me automjetin e tij dhe i ka dërguar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Pas kësaj, njëri person është larguar pa u vënë re, ndërsa të lënduarit tjetër i është ofruar ndihma mjekësore, gjatë së cilës i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur për trajtim.

Punonjësit e policisë kanë konstatuar se bëhet fjalë për M.K. (42) nga Republika e Turqisë. Ai vdiq të njëjtën ditë rreth orës 19:30.

Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat