Administrata publike dhe gjyqësore me grevë protestuan për rritjen e pagës

Shkupi

Administrata publike dhe gjyqësore me grevë protestuan për rritjen e pagës

Më: 7 prill 2022 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Gjykata Penale e Shkupit njoftoi se sot gjykata do ta respektojë të drejtën e garantuar me Kushtetutë për protestë të punonjësve në gjykata dhe për dy orë ishin në grevë para objektit të Gjykatës Penale.

“Gjatë grevës, departamenti i pranimit, sportelet për pranim të kërkesave për vërtetime funksionojnë me zyrtarë dhe po ashtu funksionon Departamenti për procedurë paraprake ku mbahen lëndën e paraburgimit me qëllim që të respektohen të drejtat e palëve në procedurë”, thonë nga Gjykata Penale.

Ata theksojnë se të gjitha lëndët që nuk janë urgjente dhe paraburguese do të vazhdojnë pas përfundimit të grevës.

Para objektit dolën edhe punonjësit në prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat