Bashkia e Shkupit bashkohet me fushatën “Tatimi im për komunën time”

Shkupi

Bashkia e Shkupit bashkohet me fushatën “Tatimi im për komunën time”

Më: 7 prill 2022 Në ora: 19:43
Ilustrim

Bashkia e Shkupit i i bashkohet fushatës “Tatimi im, për komunën time!” – Për komuna më të mira, duke shlyer në kohë tatimin mbi pronën, e cila realizohet në bashkëpunim me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Projekti ka si qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit të publikut për nevojën dhe përfitimet nga shlyerja në kohë e tatimit mbi pronën me qëllim marrjen e shërbimeve efikase dhe cilësore nga njësitë e qeverisjes vendore.

Me shlyerjen në kohë të tatimit mbi pronën, ne të gjithë kontribuojmë që komuna jonë të rritet, zhvillohet dhe modernizohet. Shlyerja e tatimit mbi pronën forcon kapacitetet financiare të komunave dhe këto mjete përdoren për investime kapitale, si ndërtimi i kopshteve, shkollave, infrastrukturës komunale, parqeve dhe të mirave të tjera publike.

“Bashkia e Shkupit mbështet të gjitha iniciativat dhe projektet e mira të cilat do të kontribuojnë në fuqizimin financiar të komunave, qëllimi përfundimtar i të cilave është ngritja e cilësisë së shërbimeve që ofrojmë dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve tanë”, thuhet në fund të njoftimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat