Shkup: 216 gjoba për kundërvajtje në komunikacion, 63 për vozitje të shpejtë

Shkupi

Shkup: 216 gjoba për kundërvajtje në komunikacion, 63 për vozitje të shpejtë

Më: 10 prill 2022 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme në kuadër të aksioneve të përforcuara kontrolluese të MPB-së në sferën e komunikacionit, janë shqiptuar gjithsej 216 masa, në mesin e të cilave për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 63 sanksione, ndërsa 40 për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Në mesin e masave, siç njoftoi MPB janë edhe 10 për vozitje pa patentë shoferi, gjashtë masa për shofer fillestar, 48 sanksione për kundërvajtje të cilat i bëjnë këmbësorët, një masë për kalim në sinjal të mbyllur (dritë të kuqe), tri sanksione për vetura teknikisht jo në rregull dhe të paregjistruara.

Aksionet e përforcuara kontrolluese vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojmë rregullat në komunikacion që ta rrisim sigurinë në komunikacion dhe bashkë të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, bëjnë të ditur nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat