Policia bastis shtëpinë e një të moshuari në Shkup, konfiskon armë dhe municion

Shkupi

Policia bastis shtëpinë e një të moshuari në Shkup, konfiskon armë dhe municion

Më: 13 prill 2022 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka arrestuar një 75-vjeçar nga fshati Lubancë i Shkupit.

Policia me urdhër paraprak të gjykatës ka kryer bastisje në shtëpinë e të moshuarit me iniciale D.K., ku janë gjetur armë dhe municione.

“Gjatë kontrollit është gjetur një revole Zastava, një revole “Ekol viper”, një pistoletë sinjalizuese, tre korniza municionesh, dy tuba silenciator, 24 fishekë, gjashtë korniza pushke, një hark “Lightning by Barnett” dhe katër shigjeta për hark”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat